Kosova në katër vitet e ardhshme raporte ndërshtetërore me Serbinë

Institucionet e Kosovës po përgatisin kërkesa të reja në bisedimet e ardhshme me Serbisë. Kanë për qëllim që në katër vitet e ardhshme të vendosin raporte diplomatike me Serbinë. Të paktën kështu raporton e përditshmja serbe “Novosti”. 

Lajme

05/11/2014 22:14

“Dëshirojmë që dialogu të jetë i të njëjtit format si deri me tash dhe se të kufizohet me kornizë kohore”, ka thënë kohë me parë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në anën tjetër, Beogradi vlerëson se dialogu nuk do të ndryshojë dhe se duhet të mbetet neutral ndaj statusit dhe të rezultojë me përmirësimin e kushteve të jetës në Kosovës.

“Krah Prishtinës në këtë kërkesë për vazhdimin e bisedimeve pa dyshim se i ka dhënë raporti i fundit i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë ku kërkohet ‘erë e re’ në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të përfundojë me marrëveshje të dy palëve”, transmeton indeksonline shkrimin e gazetës serbe Novosti.

Pjesëmarrëse i dialogut dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq thotë se me rëndësi është që bisedimet të zgjasin aq sa është e nevojshme që të arrihet marrëveshje politike për normalizim dhe përmirësim të kushteve të jetës së përditshme.

“Bëhet fjalë për një proces solid politik dhe shpesh zgjatja e tij dhe mënyra se si zhvillohet është irritues. Megjithatë, me rëndësi është që të mbesim të koncentruar në rezultatin përfundimtar: normalizim afatgjatë të marrëdhënieve, që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai.