Kosova në Evropë me tren: BE do të ndërtoj hekurudhë që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore (Foto)

Bashkimi Evropian bënë të ditur është duke bërë një investim të madh hekurudhor në Ballkanin Perëndimor. Ky investim do të lidh këtë pjesë të Evropës me pjesën perëndimore të saj, transmeton lajmi.net.

Lajme

26/08/2015 16:41

Ky projekt, i cili mbështetet edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime do të ndërlidh hekurudhat e Kosovës (nga Maqedonia deri në Serbi) me korridorin e Ballkanit Perëndimor, dhe më pas do të kaloj deri në Austri, Greqi e Bullgari.

Sistemi i hekurudhave të Kosovës do të ndërlidhet me ato të ish Republikës Jugosllave, përkatësisht ato të pjesës së Maqedonisë dhe Serbisë.

Nga 256 km hekurudhë, rreth 148 do të jenë vetëm në territorin e Kosovës, përkatësisht pjesa që do të lidh Kralevën e Serbisë me Prishtinën e Kosovës, dhe pjesa tjetër që do të lidh Prishtinën me Gorce Petrov e Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Ky projekt, faza e parë e së cilës do të kushtoj rreth 80.9 milion euro, pritet që t’i sjell dobi të mëdha dhe të dyfishoj fitimet e këtij investimi.

Përndryshe, hekurudhat e para në Kosovë janë ndërtuar në vitin 1936 dhe kanë funksionuar rregullisht deri në vitet e 90-ta, por asnjë investim madhor nuk është bërë që nga atëherë./lajmi.net

harta Tren