“Flamuri Amerikan te shtatorja Bill Clinton në Prishtinë, do të qëndroj në gjysmë shtizë deri të hënën në nderim të jetës e veprës së senatorit shumë të nderuar të SHBA, John McCain.
Senatori McCain, ishte strubullar I iniciativave për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës e futjes së Shqipërisë në NATO. Pusho në paqe kolos. Populli shqiptar, kurdo që lutet për bijtë e vet më të mirë, do të lutet edhe për miqtë tanë më të mirë, ku bani pjesë edhe Ju. Sot e ndër kur Bajë varrimi nuk është në vaj vetëm SHBA, por janë edhe të gjitha trojet shqiptare. Ju i përndrituri McCain, do të mbeteni Hero I popullit shqiptar, Zoti Ju bekoftë!
Flamurin në emër të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e uli në gjysmë shtizë mjeku/kirurgu i tri luftave Dr. Salih Sh. Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Miqtë e Amerikës.