Kosova mundet nga Zvicra

Kosova ka pësuar humbjen e katërt radhazi në volejboll, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Sport

31/05/2018 23:16

Kosova te femrat është mundur dy herë nga Zvicra, si mysafir 3:0 në sete, ashtu edhe si vendas 3:0. Këto takime janë zhvilluar në kuadër të Ligës Evropiane në volejboll.

Në Zvicër, në të tre setet u mbyll me rezultatin 25:14, 25:15 dhe 25:17, kurse në Prishtinë, është arritur 18:25, 20:25 dhe 15:25, shkruan albinfo.ch.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte mundur nga Zvicra me rezultat 3:0 në sete