Kosova mund të merr pjesë në Lojërat Europiane, vetëm si anëtare e plotë e KON-it

Presidenti i Komitetit Olimpik Europian, Patrick Hickey, tha se sportistët e Kosovës do të garojnë në Lojërat Evropiane në Baku, nëse Kosova pranohet me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Lajme

05/11/2014 18:11

Këto komente ai i ka bërë dje në mbledhjen e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare në Bangkok të Tajlandës, raporton AP.

Në muajin tetor, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka pranuar Komitetin Olimpik të Kosovës me të drejta të përkohshme, ndërsa pritet që në Monako, muajin e ardhshëm, në mbledhjen e KON-it, Kosova të pranohet me të drejta të plota.

Në Baku të Azerbajxhanit, vitin e ardhshëm, mbahen Lojërat Europiane. /REL/