Kosova mund të dënohet nga FIFA

Kosova e Kroacia mund të dënohen nga FIFA për thirrjen kundër serbëve gjatë duelit të tyre në Shkodër.

Sport

07/10/2016 09:14

Kosova dhe Kroacia mund të kenë telashe me FIFA-n.

Portali kroat “24sata.hr” ka paralajmëruar se të dyja skuadrat mund të dënohen nga FIFA për thirrjen: “Vrite serbin”, para dhe gjatë ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, përcjell “Lajmi.net”.

Tifozët e Kosovës dhe ata të Kroacisë gjatë gjithë ditës së enjte kanë kënduar së bashku duke krijuar atmosferë fantastike në qytetin e Shkodrës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.