Kosova mposhtet në “frymën e fundit” nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.

Sport

13/09/2018 22:24

Maqedonia ishte në epërsi që prej fillimit të ndeshjes dhe e menaxhoi atë mjaft mirë, duke triumfuar në fund me shifrat 76:73, përcjellë “Lajmi.net”.

Edhe pjesën e parë maqedonasit e kishin mbyllur në epërsi, 34:29.

Kosova nuk bëri paraqitje të mirë ekipore, ndërsa dështoi edhe në mbrojtje.

Pos Maqedonisë, Kosova e ka në grup edhe Rumaninë.

Ndryshe, atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet është impozante.

Palestra është e stërmbushur, derisa prezent janë edhe Dardanët. /Lajmi.net/