Kosova mposhtet edhe nga Turqia, FFK merr vendim për Bunjakin

Federata e futbollit e Kosovës (FFK) do të vazhdoj t’i besoj projektit të Albert Bunjakit.

Sport

15/11/2016 13:54

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ishte në çandër të vëmendjes pas humbjes së Kosovës nga Turqia (2:0), në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Bunjaki u kritikua ashpër pasi nuk bëri asnjë zëvendësim në këtë ndeshje, derisa fansat e Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit kosovar.

Por, Federata e futbollit e Kosovës (FFK) do të vazhdoj t’i besoj projektit të Albert Bunjakit, shkruan Express.

“Bunjaki do të vazhdoj të mbetet selektor i Kosovës”, ka deklaruar Vokrri në një prononcim për gazetën Express.

“Unë i kuptoj shqetësimet e sportdashësve, por mundësit dhe dëshirat janë dy gjëra të ndryshme”, ka theksuar Vokrri.

Bunjaki ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës 2 + 2. Kështu, Bunjaki pritet ta drejtoj Kosovën edhe në eliminatoret për Evropianin 2020.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.