Kosova mposht thellë Zvicrën në basketboll

Kosova fitoi ndaj Zvicrës me rezultat 83-73.

Sport

14/08/2018 17:06

Grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, vazhdojnë me rezultate pozitive.

Sot ekipi U16 ka shënuar fitore në kuadër të play-offit të Eurobasketit, përcjellë “Lajmi.net”.

Kosova fitoi ndaj Zvicrës me rezultat 83-73.

“Dardanët” bënë një paraqitje shumë të mirë, duke qenë superior ndaj “helvetikëve”.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në Grupin D. /Lajmi.net/