Kosova merr një lajm të keq në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe

Kosova do të përballet sot me Ishujt Faroe, me fillim nga ora 18:00.

Sport

14/10/2018 11:51

“Dardanët” futën në këtë takim pas një forme fenomenale. Ata regjistrojnë 5 fitore dhe 1 barazim në gjashtë takimet e fundit.

Ndeshja ndaj Maltës, përveç numrave, tregoi edhe një anë tjetër pozitive. Kosova luante bukur, me vertikalizime dhe me pasime të shpejta.

Mirëpo, në anën tjetër, kemi pranuar një lajm të hidhur.

Talenti kosovar, Meritan Shabani, i cili është anëtar i Bayern Munich, duket se ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Gjermanisë.

19 vjeçari dje ka debutuar me Gjermaninë U-21 në përballjen miqësore me Holandën U-21.

Ai madje ka postuar edhe një foto në rrjetin social “Instagram”. /Lajmi.net/