Kosova me Veselin e Feratin

Frederik Veseli e Beg Ferati pritet të jenë dy futbollistët më të rinj që do t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës që nga ndeshja e ardhshme miqësore kundër Omanit, në shtator.

Sport

19/08/2014 09:38

Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e ardhshme miqësore do t’i shtohen dy emra të ri, e të mirënjohur.

Frederik Veseli e Beg Ferati janë futbollistët që pritet të përfshihen në skuadrën e selektorit Albert Bunjaku për ballafaqimin e ardhshëm kundër Omanit, në shtator.

Burimë të besueshme pranë skuadër i kanë konfirmuar gazetës “Arena” se të dy futbollistët pritet të veshin fanellën e Kosovës kundër Omanit.

“Jemi në bisedime me Frederik Veselin dhe Beg Feratin. Me shumë gjasë negociatat do të mbyllen me sukses dhe ata do të jenë të pranishëm për ta zhvilluar miqësoren e 7 shtatorit kundër Omanit. Sa i përket Veselit, ai më herë nuk ka pranuar që të luajë për Kosovën sepse nuk ka qenë i gatshëm”, theksoi një burim për Arenën.