Kosova me ujëmbledhës të rinj

Kosova shumë shpejtë do të bëhet më ujëmbledhës të rinj, kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave.

Lajme

15/11/2018 10:52

Sipas të paritë të qeverisë  ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj do të hap kapitull të ri zhvillimit ekonomik.

“Në Takimin e Nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, identifikuam të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, ky sektor e ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si një investim strategjik afatgjatë dhe me interes shtetëror.

“Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar tutje ai./Lajmi.net/