Kosova me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave Schengen nga vendet e varfra europiane

Me gati 1.6 milionë aplikime në vitin 2017, dymbëdhjetë vendet e Europës në zhvillim, qytetarët e të cilëve kishin nevojë për viza për të vizituar 26 vendet e Shengenit në vitin 2017, përbënin gati 10 përqind të të gjitha 16.2 milionë aplikimeve të pranuara nga konsullatat Shengen në mbarë botën, sipas SchengenVisaInfo.com.

Lajme

17/07/2018 17:27

Bjellorusët kanë aplikuar për 710.504 viza dhe ukrainasët për 694.349, ndonëse që nga 11 qershori 2017 ukrainasët që mbajnë pasaporta biometrike kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Zonën Schengen pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180-ditore për qëllime të tjera nga puna.

Gjeorgjia ishte burimi i katërt më i madh i aplikacioneve për viza Schengen – brenda tremujorit të parë – para se vendi i Kaukazit Jugor të përfshihej në programin e liberalizimit të vizave – 23,354 gjeorgjianë aplikuan për viza Shengen.

Nga të gjitha nacionalitetet në nivel global, rusët janë që aplikojnë për numrin më të madh të vizave Schengen – 3,885,899 vetëm në vitin 2017. Rusëve iu dha numri më i madh i vizave Schengen gjatë vitit të kaluar. Një total prej 3,826,151 vizash u janë dhënë rusëve, ndërkohë që vetëm 52,170 ose 1.4 përqind të aplikacioneve janë refuzuar.

Në vitin 2017, 57,601 nga 66,171 aplikantë të armenëve iu dha një vizë Shengen. Në të njëjtën kohë, u refuzuan 8,473 kërkesa për vizë, duke përfaqësuar 12.8 përqind të totalit.

Konsullatat e Schengenit në Azerbajxhan morën 60,491 kërkesa dhe miratuan 52,226 prej tyre; 7,942 kërkesa për vizë ose 13,1 për qind e totalit u refuzuan. Interesante, në Kaukazin e Jugut, gjeorgjianët kishin shkallën më të lartë të refuzimit – 18.3 për qind. Brenda tre muajve të parë të vitit 2017, gjeorgjianëve iu dha 19.141 viza Schengen dhe 4.263 kërkesa u refuzuan.

Qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi – gjithashtu kanë nevojë për viza Schengen. Në vitin 2017, Kosova, me një popullsi prej 1.8 milionë banorë, kishte numrin më të madh të kërkesave për viza Shengen në rajon.

Ambasadat e Schengenit të vendosura në vendin e ri evropian absorbuan gjithsej 90.475 aplikacione për viza. Qytetarët e Kosovës kishin shkallën më të lartë të mohimit të vizave: 19.6 për qind. Në të njëjtën kohë, serbët kanë aplikuar për 7.238 viza dhe shkalla e refuzimit ishte vetëm 2.7 përqind.

Aktualisht, vizat Shengen kërkohen nga qytetarët e katër vendeve të Evropës në zhvillim: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Kosova./Express/