Kosova me Rekord të Importit në Janar – Lajmi.net
Kosova me Rekord të Importit në Janar
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 17:49, 5 March 2017
Shifra rekorde për rënie të eksportit dhe rritje të importit në Kosovë.

Në vitin e kaluar në Kosovë u importuan rreth 2.8 miliardë euro mallra, përderisa eksportet ishin rreth 309.6 milionë euro, duke krijuar një bilanc me deficit rreth 2.5 miliardë euro.

Vitin e kaluar, importet arritën vlerën më të lartë që nga viti 2005, përderisa eksportet janë më të ulëta se në vitin 2015 e 2014.

Janarin 2017 regjistroi shifra rekorde në favor të importit.

Fillimviti 2017 si duket nuk po jep sinjale të mira sa i përket tregtisë së jashtme të Kosovës. Deficiti tregtar vazhdon te thellohet edhe më tepër

Eksporti në muajin janar të këtij viti ishte më i ulët në krahasim me muajin e njëtë të vitit të kaluar dhe vitit 2015, gjithashtu importi shënon shifër rekorde në raport me 2016-ën dhe 2015-ën.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thonë se deficiti tregtar është më i lartë për 13.7 për qind në muajin janar të këtij viti.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (13.7%) në muajin janar 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 125,4 milionë €, krahasuar me deficitin 110,3 milionë € në vitin 2016. Eksporti mbulon importin (14.6%),” thuhet në publikim.

Importi përmbysi eksportin në muajin e parë të këtij viti

“Eksporti i mallrave në muajin janar 2017 kishte vlerën 21,4 milionë €, ndërsa importi 146,8 milionë €, është një rënie prej (-3.7%) për eksport si dhe një rritje prej (10.8%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016”, tregon publikimi.

Mbi 45 për qind të eksporteve të Kosovës janë metale bazë, ndërsa përqindja e eksporteve tjera është shumë më e vogël.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (45.1%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (15.4%) produktet minerale, (8.2%) plastika, goma dhe artikuj prej tyre, (8.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.8%) produktet bimore, (3.7%) lëkura dhe artikuj prej saj, (3.1%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj“, njofton publikimi.

Për dallim nga eksportimi i metaleve bazë, Kosova këtë muaj importoi produkte minerale, ushqime të përgatitura, duhan dhe produkte tjera në përqindje më të vogël.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesorë për import: (17.5%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.9%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (12.1%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.2%) mjetet e transportit, (7.9%) produkte të industrisë kimike, (6.1%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (5.5%) plastika,goma dhe artikujt prej tyre etj”, thuhet në publikimin e ASK-së.

BE, “kafshatë e madhe” për eksportet e Kosovës

Tregtia e jashtme e Kosovës me vendet e Bashkimit Europian ishte më shumë në favor të importit sesa të eksportit. Importet nga vendet e BE-së u rritën rreth 11.3, për qind përderisa eksportet as deri një për qind

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së-28 arritën në 5,4 milionë €, ose rreth (25.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (0.4%). Partnerët kryesorë per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.4%), Holanda (4.0%), Britania e Madh (4.0%) dhe Austria (2.4%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së-28 ishin rreth 63,8 milionë €, ose (43.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (11.3%). Importet me pjesëmarrje më të larte ishin nga: Gjermania (12.0%), Greqia (4.8%), Italia (4.3%), Republika Çeke (2.9%) etj”, vazhdon më tej publikimi.

Kosova vs vendet e CEFTA-s

Eksporti dhe importi me vendet e CEFTA-s kanë rritje të lehtë në raport me importet që vijnë nga këto vende.

“Në muajin janar 2017, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 6,9 milionë €, ose (32.6%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (28.0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (11.9%), Serbia (9.2%), Maqedonia (7.4%) dhe Mali i Zi (3.2%).

Kosova vazhdon të importojë më shumë nga Serbia dhe të eksportojë në Shqipëri.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2017, arritën në 37,1 milionë €, ose (25.3%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (19.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (4.5%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.3%)“, bëhet e ditur në publikimin e ASK-së.

Republika e Kosovës eksportoi 8.9 milionë euro drejt vendeve tjera të botës me partnerë kryesisht Indinë me 14 për qind dhe Kinën me 10.2 për qind.

Në anën tjetër sipas ASK-së, importet e Kosovës arritën në 45.9 milionë euro nga vendet tjera të botës, kryesisht nga Kina me 11.1 për qind dhe Turqia me 9.2 për qind.

Në vitin e kaluar në Kosovë u importuan rreth 2.8 miliarë euro mallra, përderisa eksportet ishin 309.6 milionë euro, duke krijuar kështu një bilanc tregtarë me deficit rreth 2.5 miliardë euro.

Importet e vitit të kaluar ishin më të larta që nga vitit 2005 përderisa eksportet ishin më të ulëta se në vitin 2015 (325.3 milionë euro) dhe vitin 2014 (324.5 milionë euro). /kallxo.com/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball