Kosova me një mungesë kundër Frankfurtit dhe Werderit

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, do të ketë një mungesë për ndeshjet miqësore që do të luhen këtë muaj, kundër Frankfurtit dhe Werder Bremenit.

Sport

05/03/2015 17:53

Për Kosovën, në miqësoren kundër Frankfurtit dhe Werderit do të mungojë mbrojtësi që luan për skuadrën e Sandhausenit, Leart Paqarada.

Lojtari në fjalë vuan nga një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë, shkruan Gazeta Olle.

Përndryshe, miqësorja e Kosovës kundër Frankfurtit dhe Werder  Bremenit do të luhet më 24 respektivisht 27 mars.

Përndryshe, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshëm për lojë, duke përjashtuar këtu Ilir Azemin i cili është jashtë fushave për disa muaj, për shkak të aksidentit që pati me veturën e tij.