Kosova me mungesa ndaj Rumanisë, por është një lajm i madh

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll gjendet në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Sport

21/11/2018 11:46

Kosova më 29 nëntor, në Oradea do të përballet me Rumaninë, ndërsa më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë. Përzgjedhësi Damir Mulaomerovic është e ka përpiluar listën e basketbollistëve, të cilën Insporti e ka publikuar dje, ndërsa bien në sy ndryshime të dukshme krahasuar me ndeshjet e mëhershme.

Kosova do të paraqitet pa dy basketbollistë që në të kaluarën kanë qenë rregullisht pjesë e Përfaqësueses. Për herë të parë jashtë saj do të jetë anëtari i Z Mobile Prishtinës, Alban Veseli. Do të mungojë edhe Erjon Kastrati, i cili ende nuk e ka sanuar lëndimin.Mungesë tjetër do të jetë edhe plejmejkeri Scott Bamforth, i cili për shkaqe personale gjendet në SHBA.

Mirëpo, përzgjedhësi Mulaomerovic do t’i ketë në dispozicion dy basketbollistë tjerë.  Andi Shehu, i cili më herët ka luajtur në U20, për herë të parë do të jetë pjesë e Përfaqësueses A. “Armë” e fortë e trajnerit pritet të jetë edhe amerikani i natyralizuar, 29 vjeçari Malcolm Armstead, i cili ka bërë karrierë te shumë skuadra si: Buyukçekmece (Turqi) Krka (Slloveni), Avtodor Saratov (Rusi), AEK Athens (Greqi), Istanbul BB (Turqi), Yeşilgiresun Belediye (Turqi), Neptūnas (Lituani) dhe Rethymno Cretan Kings (Greqi).Në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 13 shtator në Prishtinë, Kosova pati pësuar humbje nga Maqedonia me rezultat 73:76.

Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.Lista e Kosova A:

Dardan Berisha (kapiten)/KB Z Mobile Prishtina

Fisnik Rugova/KB Z Mobile Prishtina

Lis Shoshi/BC Maccabi Ashdod (Izrael)

Gëzim Morina/KK Sencur GDD (Slloveni)

Meriton Ismaili/KB Z Mobile Prishtina

Ergin Grosha/ KB Bashkimi

Leonard Mekaj/KB Golden Eagle Ylli

Valon Bunjaku/KB Z Mobile Prishtina

Andi Shehu/ KK Leone Ajdovscina (Slloveni)

Rron Ukaj/KB Rahoveci

Altin Morina/KB Z Mobile Prishtina

Mikaile Tmusic/KB Z Mobile Prishtina

Muhamedali Janjeva/KB Feronikeli

Malcolm Armstead/BC Buyukçekmece (Turqi). /Lajmi.net/