“Kosova me mbështetjen e ndërkombëtarëve po përdor strategji për anëtarësim në UNESCO”

Ish-ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka thënë se pritja e Kosovës për kërkesën për aplikim në UNESCO është një strategji e Kosovës dhe përkrahësve të saj.

Lajme

21/10/2018 18:32

Ish-ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, i ka thënë Radio Beogradit se çështja e Kosovës akoma nuk është e zgjidhur në këtë institucion, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kërkesa për pranimin në UNESCO do të bëhet vitin e ardhshëm.

Tanaskoviq, po ashtu në këtë intervistë ka thënë se vonesa e Kosovës për aplikim në UNESCO është strategji e autoriteteve të Prishtinës dhe përkrahësve ndërkombëtar të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se edhe nëse Kosova e ka bërë kërkesën tani për pranimin e saj në OKB, kjo nuk do të mund të ndodhte pasi që siç thotë Tanaskoviq, Kosovës do t’i duhen dy të tretat e shumicës së OKB-së.

“Kjo pastaj do të përfshinte përsëritjen, ndoshta në një rrethanë disi të ndryshme, gjithçka që kaluam në Paris në vitin 2015 dhe 2017, ku trashëgimia jonë kulturore është sigurisht në qendër të vëmendjes, por jo vetëm atë. Duhet të sigurohet një numër i mjaftueshëm votash, të cilat, përkundër gjithçkaje, Kosova dhe Metohija do të pranohen në UNESCO. Përshtypja dhe vlerësimi im është që nëse kërkesa e sotme është dorëzuar, Kosova me siguri nuk do të jetë në gjendje të marrë shumicën e dy të tretave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë Tanaskoviq.

Tanaskoviq, po ashtu është ankuar se, trashëgimia serbe në Kosovë edhe pse është nën mbrojtjen e UNESCO-s, ajo është në rrezik sepse siç shprehet ai, autoritetet kosovare po ushtrojnë pushtet ndaj këtyre trashëgimive pasi që Serbia nuk e ka ndikim direkt për të vepruar në Kosovë.

“Ne vijmë në situatën absurde që disa vende, për arsye thjesht politike, avokojnë për hyrjen e Kosovës dhe Metohisë në institucionin ndërkombëtar të kulturës dhe trashëgimisë, edhe pse ata e dinë se trashëgimia kulturore serbe dhe populli serb janë në rrezik atje. Edhe pse votuan që trashëgimia jonë të jetë në listën e mbrojtjes së UNESCO-s ata (shtetet e ndryshme) përdorën standarde të dyfishta në këtë rast”, tha Tanaskoviq për Radio Beogradin.

Ai shpjegon se një nga tendencat është të minojë çdo gjurmë të pranisë së vjetër serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë, e cila sipas trashëgimisë materiale serbe është një vlerë universale.

“Thjesht, ata që përpiqen të thonë se Kosova është e tyre, jo serbe dhe se serbët nuk kanë qenë kurrë, me të vërtetë do të donin që trashëgimia kulturore të mos ekzistonte fare”, tha më tutje ish-ambasadori serb në UNESCO.

Ai thekson se Prishtina do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi komunitetet monastike dhe se me anë të shkatërrimit administrativ, kjo e bën jetën të vështirë për klerin dhe besimtarët.

“Kur kjo ekziston dhe kur ka një vlerë universale dhe kur ata nuk mund ta shkatërrojnë atë para syve të botës, sepse nuk është shkatërruar as gjatë Perandorisë Osmane, autoritetet e Prishtinës po përdorin një model më të rrezikshëm”, shprehet Tanaskoviq, përcjell më tutje lajmi.net.

Ai shpjegon se kjo është një përpjekje për të ndërtuar një identitet të ri të Kosovës, i cili sipas tij, nuk ka ekzistuar kurrë, një neo-identitet sintetik.

Sipas tij, përmes këtyre pretendimeve dhe falsifikimeve historike, Serbia bëhet “Kosovë”.

Sipas Tanaskoviq, nëse kjo ndodhë, atëherë ky është një abuzim dhe një rrezik i madh potencial për shkatërrimin fizik i trashëgimisë kulutore-fetare. /Lajmi.net/