Kosova me limite të deficitit dhe shpenzimeve (Video)

Kosova deficitin buxhetor nga dy për qind mund ta rrisë në tre përqind të Bruto Prodhimit Vendor.

Lajme

28/02/2016 23:56

Mirëpo, mund ta rris edhe nivelin e borxhit qeveritar në raport me bruto prodhimin vendor.

Këto ndryshime mund të vijnë pasi një gjë e tillë është paraparë me Planin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit me Bashkimin Evropian.

Mirëpo, profesorët e ekonomisë tërheqin vërejtjen se këto ndryshime të limiteve nuk duhet të përdoren për të marrë borxhe për mbulimin e deficitin buxhetor dhe borxhe për nevoja afatshkurtra.

Profesor Naim Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë vetëm në borxhe që gjenerojnë të hyra dhe zhvillim ekonomik.

Në gjetjen e burimeve për zhvillim, përveç të lartë-përmendurave, profesori tjetër i ekonomisë Sejdi Rexhepi thotë se ka edhe shumë faktorë të tjerë.

YouTube player