Kosova me fanella të reja, ndërron të verdhën me një ngjyrë tjetër

Kosova do t'i ndryshojë fanellat e kritikuara.

Sport

17/09/2016 11:08

Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, kur më 5 shtator barazoi (1:1) me Finlandën në ndeshje eliminatore për Botërorin 2018. Por, jo pak u komentuan fanellat e saj, sidomos kombinimi i ngjyrës së kaltër me të verdhën, shkruan Koha Ditore.

Uniformat e firmës spanjolle “Kelme”, ku fanellat ishin kryesisht të kaltra, kurse brekët të verdha u kritikuan shumë. Megjithëkëtë, Federata e Futbollit e Kosovës thotë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të, por tash me uniforma të reja, siç i quan ajo “unike”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka njoftuar të premten për gazetën se do të ketë ndryshime në dizajnin e ri. Madje, edhe në ngjyra. E kaltra dhe e bardha do të mbesin, kurse e verdha do të kthehet në ngjyrë ari.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.