Kosova me dy ndeshje miqësore në Paris

Kosova do të përballet së pari me Madagaskarin më 24 mars, ndërsa në ndeshjen e dytë miqësore do të luajë kundër Burkina Fasos vetëm tri ditë më vonë.

Sport

14/02/2018 15:18

FFK-ja po ashtu ka njoftuar se do të organizojë një kamp përgatitor në kryeqytetin francez, Paris, nga data 20 deri më 27 mars, në mënyrë që ta përgatisë ekipin e parë kombëtar sa më mirë.

Kosova do të përballet së pari me Madagaskarin më 24 mars, ndërsa në ndeshjen e dytë miqësore do të luajë kundër Burkina Fasos vetëm tri ditë më vonë.

“Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars. Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Fasos që t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris. Ndeshja kundër Madagaskarit fillimisht ishte paraparë të zhvillohet më 25 mars, por më vonë në pajtueshmëri të dy federatave është vendosur që ndeshja të luhet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos të zhvillohet më 27 mars. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet prestigjioze të Parisit me rrethinë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.