Kosova mbajti seancën e parë stërvitore

Përfaqësuesja A ka mbajtur seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes me Maltën.

Sport

08/10/2018 21:07

Të përzgjedhurit e Challandes janë grumbulluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e ardhshme, përcjell lajmi.net

“Duket se rezultatet e mira që arritëm në dy ndeshjet e para kualifikuese kundër  Azerbajxhanit baras dhe fitorja 2:0 kundër Ishujve Faroe, ka bërë që futbollistët e Kombëtares A,  të jenë në disponim, para dy ndeshjeve tjera Maltës këtu në Kosovë dhe kundër Ishujve Faroe si mysafirë. Atmosfera e mirë puna me zell e përkushtim sot në stërvitjen e parë fletë shumë në dobi të kësaj. Në seancën e sotme  stërvitore, përzgjedhësi Challandes u fokusua në një lojë të ngjeshur në mbrojtje me kundërzbritje të shpejta sikur edhe gjuajtjet e lira dhe nga pika e bardhë përbënin disa nga elementet e punës së ditë së parë. Nesër Kombëtarja do të mbajë vetëm një stërvitje në orën 18.00 ndonëse ishte paraparë të mbahet edhe një paradite. Pas stërvitjes ja se çka deklaruan disa futbollistë”, shkruan FFK.

Kujtojmë se interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh. Radhwt e gjata të qytetarëve u panë sot në pikat e shitjeve. /Lajmi.net/