Kosova luan me Turqinë në maj?

Miqësorja me Haitin ishte historike, por dita-ditës, ajo do të arkivohet. Qysh tash, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë vënë në gjah të kundërshtarit të radhës, me të cilin mund të përballet Përfaqësuesja e Kosovës në muajin maj. Dje u fol për Bolivinë dhe Panamanë, por sot doli një kundërshtar i tretë i…

Sport

06/03/2014 23:15

Miqësorja me Haitin ishte historike, por dita-ditës, ajo do të arkivohet. Qysh tash, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë vënë në gjah të kundërshtarit të radhës, me të cilin mund të përballet Përfaqësuesja e Kosovës në muajin maj.

Dje u fol për Bolivinë dhe Panamanë, por sot doli një kundërshtar i tretë i mundshëm. Bëhet fjalë për Turqinë, e cila njihet si një mike e vendit tonë.

Në fakt, drejtuesit e futbollit kosovar, të udhëhequr nga presidenti i FFK’së, Fadil Vokrri, të enjten e kanë marrë rrugën drejt Turqisë, për një takim zyrtar me drejtuesit e futbollit turk.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por së fundmi spekulohet se Vokrri me shokë kanë shkuar në Turqi për të vetmen arsye – ta arrijë një marrëveshje për një miqësore të mundshme me turqit.

Gjithashtu, Kosova mund ta zhvillojë një tjetër miqësore në qershor, në datën e lirë nga FIFA, para fillimit të Kampionatit Botëror ‘Brazil 2014’.

Kosova e zhvilloi ndeshjen me Haitin, të parën pasi e mori lejen nga FIFA, në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, duke përfunduar baras, 0:0.