Kosova kundërshton tarifën 5 euroshe të Shqipërisë për Rrugën e Kombit – Lajmi.net
Kosova kundërshton tarifën 5 euroshe të Shqipërisë për Rrugën e Kombit
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 12:54, 4 April 2018
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në “Rrugën e Kombit”.

Lekaj e ka ritheksuar se taksa është e lartë dhe se institucionet kosovare nuk pajtohen me këtë çmim, shkruan Indeksonline.

“Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është ‘Rruga e Kombit’.

Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.

Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Fjalët kyçe: 5 Euro, Kosova, Rruga e Kombit

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master