Kosova kundër Maltës?

Skuadra e Albert Bunjakut ka harruar kur ka luajtur me një përfaqësuese. Madje, ka kaluar më shumë se një vit që kur Kosova nuk luan ndaj një Kombëtareje.

Sport

18/09/2015 17:50

Përfaqësuesja e Kosovës mund të luajë në një të ardhme të afërme me Maltën. Kjo mundësi është përmendur të premten në takimin ndërmjet drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës me ministrin e Sportit, Kujtim Shala.

“Ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të FFK-së, u bisedua për mundësinë e organizmit të një ndeshje futbolli mes përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Maltës”, njofton shtëpia e futbollit kosovar, përcjell Zëri.

Skuadra e Albert Bunjakut ka harruar kur ka luajtur me një përfaqësuese. Madje, ka kaluar më shumë se një vit që kur Kosova nuk luan ndaj një Kombëtareje.

Ende nuk dihet nëse ekipi verdh e kaltër do të luajë në terminet e lira të FIFA-s në tetor, pasi pjesa dërrmuese e përfaqësueseve tashmë i kanë gjetur kundërshtarët.