Kosova kërkon fitoren e parë në parakualifikime ndaj Maqedonisë – Lajmi.net
Kosova kërkon fitoren e parë në parakualifikime ndaj Maqedonisë
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 9:05, 2 August 2017
Të mërkurën me fillim nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Maqedonisë në ndeshjen, e cila do të zhvillohet në kuadër të Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizim sa më të mirë të kësaj ndeshje, e cila është e rëndësisë së veçantë, për arsye se është e para dhe luhet para shikuesve tanë, andaj edhe mobilizimi është maksimal në të gjitha aspektet.

Ndërkohë përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Brad Greenberg së bashku me ndihmësit e tij e kanë bërë të pamundurën që djelmoshat tanë të jenë më së të gatshëm në aspektin profesional për këtë ndeshje.

Brad Greenberg, përzgjedhës i Kosovës:

“Të gjithë lojtarët dhe stafi e vlerësojnë dhe e kuptojnë se përfaqësimi i Kosovës në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës ‘Kina 2019’ është i rëndësisë së veçantë. Maqedonia, kundërshtari ynë i parë, renditet në pozitën e 34-të në FIBA Ëorld, gjë që është një sfidë shumë e madhe për të gjithë ne.  Ata janë shumë mirë të përgatitur dhe mjaft intelegjent. Sidoqoftë në anën tjetër ky është një shans shumë i madh për ekipin tonë që të shkruajmë historinë me fitore kundër një skuadre të fortë dhe me mjaft eksperiencë.

Ne kemi qenë maksimalisht të fokusuar gjatë stërvitjeve dhe lojtarët tanë kanë qenë 100% të përkushtuar si në aspektin psikik edhe në atë fizik. Ata tani e kanë shansin që para tifozëe të tyre që me krenari të paraqiten dhe të bëjnë më të mirën në parket. Synimi ynë është që të luajmë në kapacitetin tonë më të mirë, të luftojmë për çdo top dhe pozicion, dhe të kryejmë punën tonë me nder”.

Duhet theksuar se krahas Kosovës dhe Maqedonisë, në Grupin C bën gara edhe Estonia. Ndeshjet e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” do të zhvillohen prej 2 deri më 19 gusht 2017.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master