Kosova ka probleme me të hyrat financiare, rrezikohen zgjedhjet lokale – Lajmi.net
Kosova ka probleme me të hyrat financiare, rrezikohen zgjedhjet lokale
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 13:30, 10 August 2017
Të hyrat financiare gjatë vitit 2017 kanë qenë më vogla sesa që është paraparë në buxhetin e këtij viti. Prandaj kjo do të paraqes probleme për Qeverinë edhe sa i përket çështjes së buxhetit për zgjedhjet lokale, pasi buxheti i ndarë për këto zgjedhje është shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tani Qeveria do të ketë vështirësi t’i sigurojë mjetet për organizimin e zgjedhjeve të 22 tetorit, pasi nuk është rishikuar buxheti, e pa këtë rishikim nuk mund të bëhen rialokimi i shumave të mëdha.

Lajmi.net ka pritur për më shumë se dhjetë ditë nga Ministria e Financave përgjigje rreth asaj se si do të veprohet me buxhetin për zgjedhjet lokale, por në fund Ministria ka kërkuar që për këtë çështje t’i drejtohemi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa, as në KQZ nuk kanë dhënë përgjigje për këtë çështje.

Kurse, ish-ministri i Financave, Besim Beqaj ka sqaruar se mjetet për zgjedhjet mund të ndahen edhe pa u bërë rishikimi i buxhetit, por ai ka thënë se Qeveria ka probleme me të hyrat financiare, prandaj Beqaj thotë se nuk dihet se ku do t’i marr Qeveria ato mjete.

“Munden me u nda mjetet për zgjedhjet, por ka problem serioze sepse planifikimi i buxhetit kur është bërë, (unë e kam thënë edhe më herët se) është bërë i fryer dhe nuk janë realizuar hyrjet. Tash ka mangësi shumë të mëdha nëpër projektet kapitale. Duhet të dihet fillimisht se si është gjendja, pasi ministri i Financave ka bazë ligjore që ose prej rezervës buxhetore ose me shfrytëzua të drejtën për repozicione me vendime të Qeverisë. Mund të bëhen këto, por është në pyetje sa ka mjete.”, ka thënë Beqaj për lajmi.net

Ai më tej ka thënë se ngecje në të hyrat ka pasur në Agjencinë Kosova të Privatizimit dhe në panifikime tjera, ndërsa sipas tij, gjendja rëndohet edhe më shumë për shkak të mosrishikimit të buxhetit.

“Me sa unë e kam kuptua ka goxha probleme serioze në projektet kapitale dhe me mjete që kanë qenë të planifikuara por që nuk janë realizuar të hyrat. Po e zëmë një nga to është AKP-ja, prej AKP-së janë paraparë dikund rreth 90 milionë të hyjnë, nuk e di a ka hyrë ndonjë apo nuk ka hy edhe shumë e shumë gjëra tjera… Plus kjo situata tani e cila e komplikon edhe më shumë pasi nuk mund të bëjë repozicione të mëdha”, ka shtuar Beqaj. /Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble