Kosova ka edhe deputetë me vetura të blinduara dhe shoferë personalë!

Përveç liderëve shtetërorë edhe disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës voziten me vetura të blinduara dhe kanë shoferë personal. Për pagat e “shoqëruesve” ligjvënësit nuk japin asnjë detal.

Lajme

09/01/2015 08:22

Nuk janë vetëm drejtuesit e shtetit, kryetarët e komunave, liderët partiakë e ministrant e Qeverisë , ata që shoqërohen me truproje e lëvizin me vetura të blinduara. Por, janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, që nuk Ia lëshojnë rrugën lidershipit, shkruan sot “Zëri”.

Madje, ata deri në Kuvend shkojnë me vetura të blinduara dhe kanë shoferë personal, për të cilët askush nuk e di sa paguhen dhe kush i paguan.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, kryetarit të Kuvendit i takon që të ketë në shërbim dy vetura zyrtare me nga dy shoferë gjatë gjithë 24 orëve, derisa edhe pesë nënkyretarëve të Kuvendit iu takon ta kenë nga një shofer në dispozicion, të cilët paguhen nga buxheti I Kuvendit.

Por kjo nuk është e paraparë edhe për deputetët e legjislativit. Pavarësisht kësaj, janë disa deputetët të Kuvendit të cilët kanë angazhuar shoferë personal apo edhe që paguhen nga buxheti i partisë.

Në këtë mes hyjnë: Azem Syla, i cili ka edhe veturë të blinudar, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, Ismet Beqiri

Ndërkaq, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas zëdhënësit të partisë Erzen Vraniqit, meqë nuk ka patentë shofer, vozitet nga ndonjë aktivistë që ka kohë më shumë për ta dërguar në tubime a në takime të ndryshme. Por, edhe ky nuk ka një shofer personal.