Kosova ka 12 miliardë tonë rezerva të thëngjillit

Instituti Gjeologjik i Serbisë, përmes një raporti të publikuar tregon se Kosova është jashtëzakonisht e pasur me minerare. 34 milionë tonë plumb, zink dhe argjend, 12 miliardë thëngjill dhe 8 deri 12 miliardë tonë të tjera rezerva të lignitit.

Lajme

31/03/2014 07:28

Kosova është jashtëzakonisht e pasur me minerare. Kështu thotë publikimi i Insitutit Gjeokologjik të Serbisë, raporton Zëri.

Sipas Institutit Gjeologjik të Serbisë, Kosova është jashtëzakonisht e pasur me rezerva të plumbit, zinkut dhe të argjendit dhe ato vlerësohen në 34 milionë tonë, me rezerva potenciale edhe për 22 milionë tonë të tjerë, ndërsa ato të thëngjillit arrijnë në 12 miliardë tonë.

Por, në këtë raport, IGJS-ja tregon se shteti i Serbisë,  që nga vitit 1999 nuk ka kontroll të plotë mbi minierat serbe në Kosovë.

Predrag Mijatovic nga ky institut thotë se vlera e rezervave minerare që gjenden në Kosovë nuk dihet. Por ai thotë se sipas vlerësimeve të tyre ato mund të kapin shifrën prej 8 deri 12 miliardë tonë lignit.

“Vlerat e rezervave minerare, të cilat ndodhen në Kosovë është shumë e madhe, duke pasur parasysh jo vetëm çmimet në tregun ndërkombëtar të zinkut, plumit e gjithashtu edhe të argjendit dhe të arit. Një pasuri tjetër e vlefshme në Kosovë janë shtresa e mëdha të thëngjillit. Vlerësimet janë të ndryshme, ne nuk kemi të dhëna të sakta, por vlerësimet tona janë se aty ka prej 8 deri 12 miliardë tonë lignit”.