Kosova-Ishujt Faroe, kuota shumë të çuditshme në bastore

Kosova do të luajë të premten miqësoren e parë pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA. Përballë përfaqësueses tonë janë Ishujt Faroe.

Sport

30/05/2016 12:26

Disa prej bastoreve të huaja kanë publikuar edhe kuotat për ndeshjen në fjalë.

Kështu, sipas “goaloo.com”, Ishujt Faroe janë super-favorit për të fituar ndeshjen. Fitorja e Ishujve kuotohet me 1.60, barazimi me 3.50, kurse fitorja e Kosovës me 5.00, shkruan “GazetaOlle.com”.

Ndeshja në fjalë zhvillohet në Frankfurt, duke filluar nga ora 20:00.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.