Kosova i lyp hua BERZH-it për autostradën 31 kilometërsh

 Kosova ka aplikuar për hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime për projektin e autostradës, ka thënë BERZH-i.

Lajme

10/11/2017 09:42

Projekti i propozuar, me një kosto prej rreth 140 milionë eurosh, kërkon ndërtimin e autostradës 31 kilometërshe nga Kijeva/Klina në Zahaq, afër qytetit perëndimor të Pejës, sipas njoftimit të prokurorimit në uebfaqen e BERZH-it të mërkurën, shkruan Seenews, transmeton Klan Kosova.

Projekti do të implementohet nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës.

Para-kualifikimi për tenderim pritet të lansohet në çerekun e dytë të vitit 2018.