Kosova i lë pas vetes kombëtaret e mëdha me këtë statistikë

Kosova arriti që ta mposht mbrëmë Azerbajxhanin për tu promovuar në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Sport

21/11/2018 11:24

Përfaqësuesja e Kosovës arriti që t’i befasoj të gjithë me performancën që bëri në Ligën e Kombeve, pas dy viteve anëtarësimi në UEFA.

Kosova ishte në Ligën D, Grupi 3, por që arriti t’i lë pas vetes shumë kombëtare të mëdha me rezultate, raporton “lajmi.net”.

Përfaqësuesja jonë arriti që t’i shënoj 15 gola në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Kosova la pas vetes kombëtare të njohura si, Spanja, Zvicra dhe Maqedonia, që kishin golaverazh të të dobët se ne.

Por, tanët arritën që ta mbajnë edhe bilancin pozitiv në përballje, duke mos pësuar humbje në këtë vit.  /Lajmi.net/