Kosova humb një futbollist të rëndësishëm

Përfaqësuesja e Kosovës takohet më 3 qershor me Ishujt Faroe, në miqësoren që luhet në Frankfurt.

Sport

26/05/2016 14:32

Përzgjedhësi i Albert Bunjaku do të publikojë listën në ditët në vijim, derisa është konfirmuar mungesa e radhës, që vjen nga reparti mbrojtës.

Është ky Alban Pnishi, mbrojtësi i Grasshopersit, që mungon shkaku i lëndimit.

“Kam pësuar një lëndim me skuadrën dhe nuk mund të vije. Kjo është arsyeja pse do të mungojë këtë herë”, ka deklaruar Pnishi për “GazetaOlle.com”.

Kosova e nis grumbullimin më 30 maj në Frankfurt.