Kosova humb edhe Januzajn, Martinez e rikthen në kombëtaren e Belgjikës

Robert Martinez i ka hapur derën e rikthimit në kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzajt.

Sport

06/02/2017 23:44

Trajneri i Belgjikës në një intervistë për televizionin ‘Sky Sport’ ka vlerësuar lartë anësorin me prejardhje nga Kosova, duke thënë se mund të bëhet i rëndësishëm në ekipin e tij.

Januzaj është ndër të paktët futbollistë që ende nuk t’i bashkohet Kosovës, pasi që ende nuk ka bërë paraqitje për Belgjikën që nga pranimi i FFK-së në UEFA dhe FIFA.

“Ne të gjithë e shohim talentin natyral që ai ka. Ai është një tip i futbollistit që mund ta bëjë diferencën kur ka topin”, ka deklaruar Martinez, përcjell lajmi.net.

“Unë mund t’i japë shpresa të mëdha atij, sepse ne nuk kemi një futbollist kreativ që mund të luajë në krahun e majtë. Duke parë mënyrën se si ne luajmë, ai mund të shkëlqejë në atë rol në kombëtare”.

Kjo deklaratë e Martinez e largon edhe më shumë Januzajn nga vendi i prejardhjes së tij, Kosova.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6