Kosova-Haiti, nuk është vetëm miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës është gati të shkruajë historinë, me duelin e sotëm kundër Haitit, i pari i nivelit miqësor ndërkombëtar që do të shënojë fundin e izolimit të futbollit në vendin tonë.  Gjithçka është gati për duelin në Mitrovicë, dhe selektori Albert Bunjaki ka thënë se takimi me Haitin nuk është vetëm një ndeshje miqësore.…

Sport

05/03/2014 08:07

Përfaqësuesja e Kosovës është gati të shkruajë historinë, me duelin e sotëm kundër Haitit, i pari i nivelit miqësor ndërkombëtar që do të shënojë fundin e izolimit të futbollit në vendin tonë. 

Gjithçka është gati për duelin në Mitrovicë, dhe selektori Albert Bunjaki ka thënë se takimi me Haitin nuk është vetëm një ndeshje miqësore.

“I falënderoj të gjithë ata që e kanë mundësuar zhvillimin e kësaj ndeshje. Gjithçka ka shkuar sipas planit, dhe të gjithë janë të lumtur që do të luajnë në këtë takim”, ka deklaruar Bunjaku në konferencën për media.

“Mund të them se kjo ndeshje është më shumë sesa miqësore. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe besoj se në të ardhmen do ta formojmë një ekip të fortë. Por, duhet të them se edhe tani veç e kemi një skuadër të fortë”, theksoi ai.

Bunjaki ka njoftuar se Anel Raskaj do të jetë kapiten i Kosovës.