Kosova – Haiti në Livescore

Më në fund, edhe Kosova do ta jetë pjesë e uebfaqes më të njohur në botë, e cila poston rezultatet live të ndeshjeve, Livescore.com. Në fakt, nëse futeni në këtë uebfaqe, në listën e ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen mesjavën e ardhshme, gjendet edhe dueli ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit. Kjo do të…

Sport

28/02/2014 12:08

Më në fund, edhe Kosova do ta jetë pjesë e uebfaqes më të njohur në botë, e cila poston rezultatet live të ndeshjeve, Livescore.com.

Në fakt, nëse futeni në këtë uebfaqe, në listën e ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen mesjavën e ardhshme, gjendet edhe dueli ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit.

Kjo do të jetë përballja e parë e Kosovës, që kur e mori lejen nga FIFA, për zhvillimin e miqësoreve, më 13 janar. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, duke filluar nga ora 15:00.

Ata që nuk kanë mundësi ta përcjellin ndeshjen në stadium apo përmes televizorit, do të jenë të njoftuar minutë pas minute përmes Livescore.