Kosova gati për ndeshjet e radhës

Pas arritjes dhe akomodimit në Resortin hotelier “Starglight” në Side, Përfaqësuesja e femrat mbajti stërvitjen e parë.

Sport

27/02/2018 21:31

Kushtet e akomodimit dhe për punë janë shumë të mira që po i mundëson ky hotel edhe falë angazhimit të Kenan Kurteshit mikut të FFK-së dhe agjentit për ndeshje të FIFA-s, që njëkohësisht është pronar i agjencisë “Rival Tour”.

Përqendrimi në stërvitjen e parë ishte regjenerimi dhe fokusi në gjetjen e taktikave për t’iu kundërvënë kundërshtarit të nesërm Francës në ndeshjen e parë në kuadër të turneut ndërkombëtar për ekipet e femrave.

Të kujtojmë se nesër Kosova do të ballafaqohet me Francën në orën 15.00 në fushën Gold City. Pas stërvitjes ja se çka deklaruan:

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse:

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte regjenerim dhe u përpoçem të punojmë disa elemente tekiniko-taktke për ta përballuar një kundërshtar të fortë. Kjo mbase na detyron që të luajmë një sistem 4-5-1 që më herët nuk e kemi lujatur. Vërehet një atmosferë e vullnet i mirë të vajzat dhe kjo na jep shpresa për rezultat të favorshëm.

Valentinë Limani, futbolliste:

Jemi të vetëdijshme se do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj kërkohet nga ne që jo vetë të jemi 100 për qind të angazhuara, por edhe të përqendruara. Të japim maksimumin që të nxjerrim më të mirë nga ndeshje e nesërme. Duhet ti mbyllim korridoret drejt portës sonë dhe të provojmë me kundërsulme.

Besarta Leci, portiere:

Dua të falënderojë përzgjedhësen Afërditë Fazlija, për besimin që me ka dhënë për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës. Ndërkaq që këtu me ka pritur mjaft grupi dhe po kalojmë mirë, meqë unë jam për herë të parë. Kemi besim për rezultat pozitiv dhe ne këtë duhet të besojmë të gjithë.

Edona Kryeziu, kapitene:

Na pret një takim i fortë. Kanë ardhur edhe disa futbolliste të reja,, por kam besim se do të komponohemi mirë. Franca ka në ekip të fortë, por nuk ka dorëzim para kohe. Do të bëjmë çmos që të përballojmë me sukses kundështarin. /Lajmi.net/

received_10156430720358641 received_10156430720508641 received_10156430720598641 received_10156430720598641 received_10156430720598641 received_10156430720743641 received_10156430720878641 received_10156430720978641 received_10156430720978641 received_10156430721113641 received_10156430721113641