Kosova frymëzohet nga përmbysja spektakolare e shpresave, Bunjaki: Lojtarët e Kroacisë janë të lodhur

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se konkurrenca e madhe mund të jetë pika më e dobët e Kroacisë. Tekniku kosovar ka treguar pikat e dobëta të Kroacisë.

Sport

02/09/2017 10:46

Kosova do të luajë ndeshjen e shtatë eliminatore ku përballë do të ketë Kroacinë në transfertë. Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaki ka pësuar gjashtë humbje dhe ka marrë vetëm një barazim në takimet e deritanishme. Edhe sot, Kosovën e pret një sfidë shumë e vështirë.

Por, përfaqësuesja e madhe mund të frymëzohet nga Kosova U-21. Kjo e fundit arriti një fitore spektakolare ditën e djeshme duke mundur Norvegjinë 3-2. Fillimisht, përfaqësuesja kosovare e pa veten në disavantazh të dy golave të shpejtë.

Por, Bytyqi dhe Hasani barazuan brenda dy minutash ende pa u mbyllur pjesa e parë. Në të dytën, Kosova shënoi edhe golin e fitores. Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se konkurrenca e madhe mund të jetë pika më e dobët e Kroacisë. Tekniku kosovar ka treguar pikat e dobëta të Kroacisë.

“Problemi i Kroacisë mund të jetë kualiteti shumë i madh në skuadër, pasi e ka shumë të vështirë që të përzgjedhë. Nëse largoni një lojtar të Real Madridit, aktivizoni një tjetër të Barcelonës ose Juventusit, është shumë e vështirë”, deklaroi Bunjaki gjatë konferencës për media.

“Mund të jetë se lojtarët janë të lodhur për shkak se luajnë shumë minuta, pasi ka mesfushën më të mirë në botë, jo një nga më të mirat”. Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet sot, në orën 20:45.

Ndërsa Amir Rrahmani parashikon një përballje shumë të vështirë ndaj Kroacisë në “Maksimir”. Qendërmbrojtësi i Kombëtare së Kosovës e pranon se do të jetë shumë vështirë ndaj Kroacisë.

“Nesër kemi një takim të fortë ndaj një rivali që është ndoshta më i miri në grup. Ne do të fokusohemi që të luajmë sa më mirë, edhe pse Kroacisë i duhen tri pikë për të arritur kualifikimin në Kampionatin Botëror”, u shpreh Rrahmani gjatë konferencës për media. Ndërsa Valon Berisha beson se Kosova do të tregojë paraqitje shumë të mirë ndaj Kroacisë.

“Na pret nesër një ndeshje shumë e vështirë, Kroacia është një kombëtare shumë e fortë, por me ushtrimet që kemi bërë dhe atmosferën në grup, besoj se jemi përgatitur të tregojmë ndeshje të mirë.

Besoj se do të tregojmë paraqitje të mirë”, tha Berisha gjatë konferencës për media. Kosova ka zhgënjyer në ndeshjet e deritanishme ku në shtatë takime ka pë- suar gjashtë humbje dhe ka arritur vetëm një barazim.