Kosova fiton medalje të artë në Turneun Ndërkombëtar të Teakwondos

Suhejb Vërbani stoliset me medaljen e artë ne Turneun ndërkombëtar të Taekwondos PODGORICA OPEN 2017.

Sport

24/04/2017 08:25

Më 22 Prill, 2017 u mbajt Tournamenti Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘3rd PODGORICA OPEN 2017’.

Ne këtë tourantment morën pjesë rreth 300 garues prej të gjitha kategorive të mundshme nga gjithsejt 6 shtete (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Sërbia, Bosnja & Hercegovina dhe Kroacia). Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e garuesit të Klubit të Taekwondo-së ‘Shqiponja’ ku Suhejb Vërbani – Kadet -41 kg (A-Class) i cili u stolis me medaljen e artë.

Në kategorinë e tij ishte një numër i madh i gurueseve (14 garues), e që pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, siguroi vendin e parë, duke u shpërblyer me medalje të artë. Në finale e mposhti kundërshtarin me nokaut teknik (25:3). Vlen të theksohet se edhe me 25 mars, 2017 në Tournamentin ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘TIRANA CHALLENGE” e mbajtur në Tiranë të Shqipërisë Suhejb Vërbani – Kadet – 41 kg, është stolisur me medalje të artë.

Në atë tourantment kishte zhvilluar gjithsej 2 ndeshje, i cili në luftën e parë kundër një garuesi nga Mali i Zi kishte rezultuar me fitore (15:4), ndërsa në luftën e dytë (në finale) kishte mposhti një garues të Kosovës (Olympic Art) me rezultat 11:5,

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy