Kosova, fëmijë me sindromën down – Lajmi.net
Kosova, fëmijë me sindromën down
Autori: Faton MEHMETI Op-EdOpinion 20:03, 15 February 2017
Kosova u lind para 9 vitesh, por si duket lindja nuk ishte  krejt e rregullt, ajo u lind si një fëmijë me Sindromen Down.  Sindroma Down është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike që hasen në lindje. Kjo sindromë është përshkruar për herë të parë më 1866 nga John Langdon Down, Ashtu si të gjithë individët me Sindromin Down që kanë një shkallë të caktuar të veshtirësisë për të mësuar, ashtu edhe Kosova ka mbetur mbrapa në ecjen e saj.

Në rast të një trajtimi te kujdesshëm shëndetësor të sëmundjeve që shoqërojnë këtë sindromë si dhe të një trajtimi terapeutik, individi që ka këtë sindromë mund të arrijë të gëzojë një jetë të gjatë, të pavarur dhe të shëndetshme dhe t’i shërbejë komunitetit si çdo individ tjetër i shoqërisë. Por Kosova veshtirë të rritet, dhe të iu sherbej qytetarëve të saj, komunitetit. Derisa fëmijëve me sindromën Down i nevojitet më shumë kohë dhe punë e asistuar nga familja dhe profesionistët e shërbimeve terapeutike, për të arritur gurët kilometrike të zhvillimit, Kosovës nuk po i mungon mbështetja nga tërë bota, por i mungon dëshira per tu bërë e zonja e vetëvetes.

Derisa Kosova po trajtohet si femijë 9 vjecar, po saktesoj se në këtë periudhë  në zhvillimin e fëmijës ndodhin ndryshime të rëndësishme. Fëmija hyn në shkollë, zhvillimi i tij njohës hyn në një fazë të re. Tek fëmija lind dhe zhvillohet të menduarit konkret operacional. Në bazë të aftësive perceptuese të mënduarit e tij kalon në proçese më të ndërlikuara se më parë. Zhvillohet aftësia e të menduarit simbolik dhe abstrakt. Fëmija mund të arsyetojë me logjikë, të ndjekë rrjedhën e ngjarjeve e dukurive që ndodhin përreth tij. Fjalori i tij sa vjen e bëhet më i pasur, mëson të shkruajë, të lëxojë, të zgjerojë konceptin mbi numërimin. Rriten njohuritë e tij dhe tashmë koncepti mbi botën e veten përfshin dhe njohuritë që i jep shkolla.

Nëse do të ndaleshim tek psikologjia e zhvillimit, do të vërenim se fëmijëria dhe adoleshenca ndahen në katër periudha:

  1. foshnjëria,
  2. fëmijëria e hershme,
  3. periudha e latencës dhe
  4. adoleshenca

Kosova ndodhet në periudhën e latencies, gjatë së cilës tek fëmijët të zhvillohen lloje të tjera frikërash.

Frika është një tjetër emocion që shprehet dukshëm tek fëmija. Fëmija shpesh reagon i trembur, i frikësuar ndaj situatave apo personave të ndryshëm. Frika nga mungesa e mbështetjes.  Kosova ka frikë të flas me zërin e saj, ka frikë të bëjë shtet të drejtë dhe te ndershëm, vend të liri dhe të dinjitetshëm. Kosova frikesohet nga kriminelët dhe bandat mafizove , të cilët nën hije e udhëheqin. Ka frikë të jetë shtet normal. Në një shtet normal, ligjet dhe strukturat janë formuluar e ndërtuar në mënyrë të tillë që jeta, nderi, pasuria, mirëqenia e qytetarëve si dhe rregulli shoqëror të mos cënohen nga askush.

Duke qenë se shteti nuk iu jep zgjidhje problemeve të tyre, individë dhe shtresa të tëra të shoqërisë i janë drejtuar dhe i drejtohen botës kriminale, tolerojnë sjellje kriminale dhe bëhen bashkëfajtore në krimin e parisë. Duke i zgjidhur problemet e tyre imediate si individë, ato e shkatërrojnë fabrikën e shtetit dhe të instituticoneve si dhe dëmtojnë rëndë mundësitë e tyre për një jetë normale në të ardhmen. Me arrogancën dhe dhunën e tyre.  9 vjet shtet, Kosova ky femije i mbrapsht dhe arrogant. Mbi të gjitha, shqiptarëve iu duhet një shtet normal, i ndershëm, në shërbim të qytetarëve, që ruan rendin, që nderon të ndershmit e dënon krimin.

Kosova po rritet si fëmijë me të meta në zhvillim, por arrogant dhe kriminal, me një triumf të  të fortëve , të cilet që mbajnë peng shoqërinë.

9 vjet, Kosova ky fëmijë i mbrapshtë dhe i llastuar.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3