‘Kosova është Serbi’ në derbin Partizan-Zvezda

Në Serbi momentalisht është duke u zvhilluar derbi më i madh i vendit, ndërmjet Partizanit dhe Crvena Zvezdas. Në stadiumin vendas, tifozët kanë shkruajtur një pankartë të madhe me mbishkrimin: ‘Kosova është Serbi’.

Sport

18/10/2014 20:40

Në stadiumin ku është zhvilluar ndeshja Serbi-Shqipëri, momentalisht po zhvillohet derbi ndërmjet Partizanit dhe Crvena Zvezdas.

Tifozët vendas të cilët njihen me emrin ‘Grobari’ kanë vendosur një banderolë shumë të madhe, në të cilën shkruhej ‘Kosova është Serbi’.

Serbët edhe një herë po e tregojnë se nuk kanë as një lidhje me futbollin modern, pasi po e përziejnë atë shumë me politikën.

Kjo pritet të mos i pëlqejë shumë UEFA-së, që ka nisur procedurat rreth një vendimi për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.