Kosova është qëllimi ynë

Patriarku Irinej e ka quajtur Kosovën jo vetëm thjeshtë si territor, por si qëllim të serbëve. Ai në prag të Krishtlindjeve Ortodokse Serbe, e ka quajtur situatën në Kosovë të padrejtë.

Lajme

03/01/2014 14:48

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej ka thënë se në prag të Krishtlindjeve Ortodokse Serbe, në Kosovë vuajtja dhe padrejtësia nuk kanë të ndalur.

Ai në fjalimin e tij u i është drejtuar serbëve të Kosovës, duke ju thënë se ata nuk janë vetë dhe se kanë përkujdesjen e të gjithë serbëve.

Irinej tha se Kosova nuk është thjeshtë një territor, por siç shprehet, “Kosova është zotimi ynë’.

“Ne i themi vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë: ta dini se nuk jeni vetëm dhe se nuk jeni të harruar, prapa juve qëndron populli serb nga e gjithë bota, i cili bashkë ndjenë me ju, vuan dhe lutet”, thotë Patriarku Irinej, i cili u kërkoi serbëve të Kosovës që të jenë qetë.

“Kosova jonë gjendet në kushte të vështira pasi që në të nuk kanë të ndalur vuajtja, ndërsa padrejtësia po rritet dita e ditës”.

“Shqetësimi dhe dhuna po qeverisë në Kosovë. Me dekada dhe shekuj na është rrëmbyer ajo krahinë nga gjiri ynë që është pjesë e qenies tonë dhe historikisht Serbi e Vjetër”.