Kosova eksportoi mallra në vlerë  prej 378.0 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar eksporti i mallrave shënoi rritje të konsiderueshme.

Lajme

17/07/2018 09:17

Vlera e eksportit të mallrave arriti vlerën prej 378.0 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 22.1 përqind (rënie prej 4.8 përqind në vitin 2016)

Rritja e vlerës së eksportit të mallrave gjatë kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rritjes së eksportit të metaleve bazë, që njëherësh kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në strukturën e gjithsej eksporteve të vendit (rreth 35.8 përqind). Rritja e çmimit të metaleve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2017, rezultoi në rritjen e vlerës së gjithsej eksporteve të metaleve bazë”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së, raporton RTKlive.

“Me rritje u karakterizua edhe eksporti i ushqimeve të përgatitura, produkteve të plastikës dhe gomës, eksporti i mineraleve, etj. Rritja e eksportit të mallrave rezultoi në rritjen e shkallës së mbulueshmërisë së importeve me eksporte nga 11.1 përqind sa ishte në dhjetor 2016 në 12.4 përqind në dhjetor 2017”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së.