Kosova edhe me një pikë kufitare me Serbinë (Video)

Shumë shpejt Kosova do të ketë edhe një pikë kufitare për kalim në Serbi.

Lajme

22/10/2016 19:45

Ndërtimi i objektit kufitar, në malësinë e Kamenicës, do të implementohet nga kompania “Fer Petrol”, që pritet të kushtoj 75 mije euro dhe të përfundoj brenda 25 ditëve.

Kjo pikë kufitare do të zbatohet sipas modelit për menaxhim të integruar të kufirit.

Ndërkohë, përveç benefiteve ekonomike, ky kalim pritet të ndikoj edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë.

YouTube player