Kosova e shtrenjtë, vështirë për të jetuar

Rroga mesatare në Kosovë llogaritet të jetë 200 euro, ndërsa një qytetar për ta kaluar muajin i duhen  afër 400 euro. Ndërsa çmimet e konsumit janë të larta në krahasim me standardin.

Lajme

09/12/2014 08:54

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se çmimet janë diametralisht të kundërta në krahasim me të ardhurat mujore.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, vlerëson se kosovarët shpenzimet mujore i mbulojnë në forma të ndryshme, por jo të gjithë nga paga që e marrin.

“Momentalisht, kosovarët këtë ndryshim mes të ardhurave në disponim dhe shpenzimet reale jetësore i mbulojnë me format të ndryshme. Kemi pjesëmarrjen e remitencave nga bota e jashtme, ku 95 për qind shkojnë në konsum, pastaj kemi kreditimin, domethënë marrja e kredive edhe me shifra të vogla kemi rritjen e kredive të vogla deri nga 1000 deri 2000 euro, në mënyrë që të mbulohet shpenzimet e familjeve”, thotë Sadiku për gazetën Tribuna.

Sipas tij, Kosovën është duke e përcjell një periudhë ku pagat nuk mund t’i përcjellin rritjet e çmimeve.