Kosova e Shqipëria kundër Serbisë në bilardo

“Novi Pazar Open 2014” është turneu ndërkombëtar i bilardos ku lojtarë nga shtete të ndryshme përfshirë Kosovën e Shqipërinë do të garojnë kundër Serbisë.

Sport

12/12/2014 09:34

Turneu ndërkombëtar në bilardo “Novi Pazar Open 2014”, do të fillojë të shtunën në ora 10.

Në të do të ketë më tepër se 50 garues nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria. Lojtarët gjatë turneut dyditor do të sfidohen në disiplinën “nëntëshja”, kurse në mesin e favoritëve është Husein Dulovic.

“Do të jetë turneu më i fortë deri më tani në tërë rajonin, me një numër të madh të mjeshtërve”, deklaroi Dulovic për radio “Sto Plus”, raporton “Lajmi.net”.

Fondi ishpërblimit të turneut është mbi 1500 euro. Fituesit do t’i takojnë 600 euro, finalistit tjetër 300, kurse vendi i tretë do të shpërblehet me 100 euro.