Kosova e para në Ballkan për vaksinimin kundër tërbimit të kafshëve

Kryeshefi Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, tha se vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit te kafshët e egra, ka filluar në vitin 2010 në Kosovë.

Lajme

01/06/2018 09:29

“Kosova është vendi i parë në Ballkan që ka filluar me këtë projekt. Kjo është faza e tretë që po vazhdon deri në vitin 2020. Sot deri në ora 12 do të përfundojë kjo fazë, ku do të shpërndahen 250 mijë vaksina. Me këtë projekt vaksinohen dhelprat etj. Projekti ka kushtuar mbi 1 milion euro dhe kemi pasur përkrahje nga BE. Gjithsejtë janë 6 faza në këtë projekt. 1. 5 milion vaksina do të shpërndahen në këtë projekt”, theksoi ai  sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjinovci bëri me dije se vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit te kafshët e egra është realizuar nga aeroplanët. “Shpërndarja dihet se ku kanë shkruar vaksinat. Ne kemi shpërndarë vaksina ku nuk ka lëvizje shumë të njerëzve. Kafshët e egra mund të lëvizin nga një vend në vendin tjetër. Këto janë projekte kapitale dhe janë shumë të rëndësishme për qytetarët”, theksoi ai. Sipas tij forma e vaksinës është në formë të llokumit.

Gjinovci tha se kanë pasur mbështetje nga Izraeli në këtë drejtim. “Ne besojmë se Kosova do të futet në pjesën e vendeve pa sëmundje”, deklaroi ai. Sipas tij kafshët lëvizin nga një vend në tjetrin dhe kanë mundësi të bartin ndonjë sëmundje.

Cilësia e qumështit të Kosovës është sipas standardeve

Kryeshefi Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, ka folur edhe për Ditën Botërore të Qumështit dhe cilësinë e tij.

“Ne mbështetin të gjithë fermerët për analiza. Ne mbështesim mbi 20 mijë mostrat për të gjithë fermerët e qumështit të Kosovës”, tha ai. Gjinovci për protestën e qumështarëve tha se është e drejt e tyre të protestojnë.

Sipas tij cilësia e qumështit të Kosovës është sipas standardeve. “Fermerët e mirë janë ata që shpërblehen. Çdo njëri punon që të rritet cilësia dhe të ketë qumësht sa më të mirë. Është konkurrencë ndërmjet vet fermerëve”, tha ai.