Kosova e mposht me rezultat të thellë Bullgarinë në ragbi (VIDEO)

Ekipi i Kosovës në Ragbi është përballur në një miqësore me ekipin e Bullgarisë.

Sport

01/04/2017 21:59

Edhe pse sport relativisht i ri në Kosovë, kosovarët fituan bindshëm ndaj mysafirëve me rezultat 45 me 28, transmeton Klan Kosova.

E kjo e gëzoi shumë themeluesin e ekipit, njëherësh edhe kapitenin e Kosovo Roosters Rugby Club, Denis Dautaj.

Dautaj tha se këto suksese po i arrin, pavarësisht vështirësive të mëdha që i kanë.

Edhe lojtarët e ekipit nga Sofia, pavarësisht humbjes, u shprehën të kënaqur me lojën që bën kundër kosovarëve, të cilët edhe i vlerësuan shumë.

Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Hajvalisë./Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy