Kosova e krijoi ushtrinë, ky është vendimi i fundit nga KFOR-i

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin në Kosovë edhe pas krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Lajme

14/12/2018 21:07

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka bërë të ditur se të gjitha anëtarët e aleancës do të ketë një takim dhe do të marrin vendime për angazhime të reja të NATO-s në Kosovë.

Ai ka theksuar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë dhe se është përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“KFOR-i është mision i NATO-s, ajo është këtu edhe më tutje në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë 1244 për të garantuar paqe dhe ambient të sigurt”, deklaroi Grasso për “RTS”, transmeton lajmi.net.

“Kur NATO ta vlerësojë angazhimin, KFOR pastaj do të marrë një vendim”, shtoi ai.

Në pyetjen nëse Rezoluta 1244 është ende në fuqi, ai theksoi se: “Po, absolutisht, asgjë nuk ka ndryshuar nga mbrëmë”.

“Si do qoftë, KFOR-i mbetet këtu dhe është përgjegjës për të garantuar siguri dhe paqe duke i mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Grasso. /Lajmi.net/