Kosova drejt finalizimit të negociatave për termocentralin e ri

Në Washington po mbahen këtë javë takimet e pranverës të Bankës Botërore, ku përfaqësuesit e financave dhe ekonomive të vendeve të ndryshme të botës këmbejnë eksperiencat e tyre.

Lajme

19/04/2015 09:34

Në këto takime po merr pjesë edhe ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ishte i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës.

Zoti Hoti foli pos tjerash edhe për programet e qeverisë që do të ndihmojnë në shtimin e vendeve të punës, për përpjekjet që po bëhen për zgjedhjen e investitorëve për ndërtimin e termocentralit të ri të Kosovës, si dhe për çështje që lidhen me buxhetin dhe rritjen e pagave për punonjësit.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni dhe shikoni në Linkun: http://www.zeriamerikes.com/content/article/2725016.html