Kosova do ta ketë ulësen në OKB

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi flet për mosmbetjen viktimë e së kaluarës dhe bisedimet me një armik të dikurshëm.

Lajme

09/11/2013 09:32

Në vitin 1999, një konflikt etnik dhe fetar ishte duke u zhvilluar në periferi të Europës. Luftëtarët shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po luftonin për vendin e tyre në Kosovë, një rajon atëherë zyrtarisht i kontrolluar nga regjimi serb në Beograd.

Përgjigja e liderit jugosllav Slobodan Milosevic ishte e furishme dhe e dhunshme dhe kulmoi në varreza masive dhe refugjatë. Por ka dyshime se mizoritë janë kryer edhe nga shqiptarët.

Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili atëherë udhëhiqte UÇK’në, thotë:

“Si lider i UÇK’së, ne kemi luftuar jo pse e deshëm luftën por sepse ajo ishte e domosdoshme në mënyrë që ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Në çdo rast kjo nuk nënkuptonte se e urrenim Serbinë. Kjo ishte, në fakt, një rezeistencë ndaj pranisë së Serbisë në Kosovë”, thotë Thaçi në një intervistë për Al Jazeera.

Pas shumë përpjekjeve të dështuara për ta arritur një marrëveshje paqësore, aeroplanët e NATO ‘s nisën një fushatë intensive bombardimi kundër forcave serbe në pranverë. Rezultati ishte një dorëzim i pjesëve të Kosovës nën administrimin e OKB’së.

Por shqiptarët nuk i zmbrapsën nga qëllimi i tyre për një Kosovë sovrane dhe, në vitin 2008, ata shpallën pavarësinë.

Rreth 100 vende shuam shpejt e njohën Kosovën, por Serbia dhe mbështetësi më i fuqishëm i saj politik, Rusia, nuk e bënë këtë.

Që nga atëherë, tensionet kanë mbizotëruar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sidomos në veriun e Kosovës, ku ende jetojnë serbët.

Këtë vit, megjithatë, u shënua një kthesë e madhe. Drejtuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të jashtme e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja thotë se asnjëra palë nuk do ta pengojë tjetrën për afrim në BE.

“Deri më tani ne kemi negociuar 10 marrëveshje logjistike. Një vit më parë ne madje as nuk i kishim shtrënguar duart kur Kryeministri i Kosovë dhe ai i Serbisë merrnin pjesë në ngjarjet e organizuara nga OKB apo BE… Ne kemi arritur marrëveshje teknike të cilat po implementohen dhe po funksionojnë… Kjo marrëveshje është historike”, thotë Thaçi.

“Baronesha Ashton meriton lëvdata që ka iniciuar një dialog paqësor ndërmjet to armiqve të dikurshëm kështu që fokusi ishte të ecim përpara nga e kaluara dhe të mos mbesim viktime e së kaluarës dhe të mos kapemi për ndonjë lloj nostalgjie të së kaluarës. Unë e dija me kë po përballesha dhe kjo ishte përgjegjësi e imja ndaj qytetarëve të Kosovës që eventualisht të arrihet paqja”, është shprehur ai.

Të dyja vendet njohën ekzistencën e njëra- tjetrës në një mënyrë të drejtpërdrejtë publike. Por Kosova ka ende rrugë për të bërë që t’i sigurojë të gjithë instrumentet dhe simbolet e shtetësisë. Ajo nuk është ende anëtare e OKB’së.

“Kosova është duke punuar në drejtim të anëtarësimit në OKB. E falënderoj OKB’në për prezencën në Kosovë për vite të tëra, për kalimin e transicionit të suksesshëm. Qëllimi dhe vizioni ynë është që të jemi pjesë e OKB’së dhe në një të ardhme do të jemi”.

“Me rëndësi është që Serbia po e njeh realitetin e pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë e më tepër Serbia po vetëdijesohet se Kosova po lëviz drejt NATO’s, BE’së dhe OKB’së kështu që pozicioni rigjid i Serbisë do të ndryshojë dhe Kosova do të jetë anëtare e familjes së OKB’së”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. (Al Jazeera)